Tre banorë të unazës së re janë arrestuar nga policia. Sipas informacionit zyrtar në pranga kanë rënë S.D 56 vjec, G.SH 54 vjec dhe I.K. 51 vjec. Të tre janë arrestuar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Në njoftimin e policisë thuhet se tre personat bashkë me persona të tjerë, ditën e djeshme janë grumbulluar dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugur në vende të kalimit public.
Dy ditë më parë kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Penal, sipas të cilave bllokimi i qarkullimit rrugor duke lëvizjen e lire, dënohet me tre vite burg. /ABC News Albania 24/7