Empoli arriti mbrëmjen e së hënës, fitoren e 2-të në këtë edicion të Serie A, teksa në “Artemio Franchi” mundën me rezultatin e pastër, 0 me 2, “violët” e Fiorentina, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të kampionatit italian të futbollit.
Padyshim protagonisti absolut i kësaj përballjeje ishte dhe “gardiani” i portës së Kombëtares sonë, Etrit Berisha, i cili priti plot 6 goditje potente drejt rrejtës, duke i dhuruar kështu 3 pikët, skuadrës së tij e për këtë arsye u zgjodh dhe lojtari “më i mirë” i ndeshjes.
Mirëpo, jo vetëm Empoli, pasi dhe faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka publikuar formacionin e javës së 9-të kampionatit italian, Serie A, ku portieri më i mirë është zgjedhur pikërisht Berisha.
Postimi i plotë: