Macron në Izrael: Qëllimi kryesor është lirimi i të gjithë pengjeve

schedule12:43 - 24 Tetor, 2023

schedule 12:43 - 24 Tetor, 2023

“Qëllimi kryesor që duhet të kemi sot është lirimi i të gjithë pengjeve pa asnjë dallim, sepse është një krim i tmerrshëm të luash me jetën e fëmijëve, të rriturve, të moshuarve, civilëve, ushtarëve,” tha  presidenti francez Emmanuel Macron në vizitën e tij në Izrael.

Me të mbërritur në Tel Aviv, ai u takua me familjet e 18 shtetasve franko-izraelitë të cilët janë vrarë ose janë marrë peng.

Autoritetet franceze thanë se 30 qytetarë francezë u vranë në një sulm të Hamasit më 7 tetor dhe nëntë janë të zhdukur ose janë marrë peng.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!