Iu gjet armë në valixhe, senatori amerikan arrestohet pak pas mbërritjes në aeroportin e Hong-Kongut

schedule11:13 - 24 Tetor, 2023

schedule 11:13 - 24 Tetor, 2023

Një senator amerikan u arrestua pak pas mbërritjes në aeroportin e Hong Kongut pasi iu gjet një armë në valixhen e tij. Ai është liruar me kusht në pritje të paraqitjes në gjykatë për akuzat për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.

Jeff Wilson, një senator republikan nga i Uashingtonit tha se u akuzua për posedim të paligjshëm të një arme zjarri të paregjistruar dhe u thirr për t’u paraqitur para gjykatës më 30 tetor.

“Është një gabim dhe unë pres që situata të zgjidhet shpejt ,” tha ai në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

Senatori, i cili ndodhej me pushime me gruan e tij në Azinë Juglindore, shtoi se ai nuk e kuptoi se kishte në çantë  pistoletën e tij deri në gjysmë të rrugës për në aeroportin amerikan në San Francisko në perëndim të SHBA-së dhe se ai e deklaroi atë në doganën e Hong Kongut pas mbërritjes.

Një gjykatës i Hong Kongut e liroi atë të hënën, i konfiskoi dokumentet e udhëtimit dhe e urdhëroi të mos largohej nga Hong Kongu në pritje të paraqitjes në gjykatë.

Mbajtja e armëve ose municioneve pa licencë dënohet nga sistemi i drejtësisë kontinentale kineze me dënime deri në 14 vjet burg dhe një gjobë prej 100,000 dollarë Hong Kong (rreth 11,960 euro).

/abcnews.al