Teksa të gjithë ishin në pritje të përfundimit të pjesës së parë, me rezultatin 0 me 0, në sfidën Tottenham-Fulham, të vlefshme për javën e 9 të kampionatit anglez të futbollit, Premier League ka ardhur dhe goli i parë i sfidës.
Nga një pasim i gabuar nga mbrojtja e Fulham përfiton braziliani Richarlison, i cili pas rrëmben topin e dërgon atë te “bomberi” koreano-jugor, Heung-Min Son, me këtë të fundit, që mposht portierin Leno, me një goditje spektakolare. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: