Në orën 21:00, në “Tottenham Hotspur Stadium”, vendasit londinezë do të presin skuadrën e Fulham, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me skuadrën e Tottenham që do të kërkojë 3 pikët për të blinduar kreun.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Ange Postecoglu i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Vicario. Në krahët e mbrojtjes janë Pedro Porro e Udogie, me qëndrën që mbulohet nga Van de Ven e Christian Romero. Më të tërhequr në mesfushë janë Sarr e Hojbjerg, ndërsa Kulusevski, Maddison e Richarlison janë vendosur pas sulmuesit të vetëm, Heung Min-Son.
Në krahun tjetër, tekniku Marco Silva e ka vendosur skuadrën e tij në fushë me modulin 4-3-3, ku në portë është gjermani Leno e para tij Castagne, Bassey, Ream e Robinson. Në mesfushë janë vendosur Palhinha, Lukic e Pereira, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Willian, Carlos Vinicius e De Crodova-Reid. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: