Kurti akuza ministrit serb për 24 Shtatorin: Vuçeviç organizoi sulmin ndaj Kosovës

schedule15:57 - 23 Tetor, 2023

schedule 15:57 - 23 Tetor, 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar këtë të hënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banske të Zveçanit është organizuar nga klani kriminal i Novi Sadit.  Sipas Kurtit, në krye të këtij grupi është vet ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç i cili njihet si mik i ngushtë i vëllait të Aleksander Vuçic dhe gjithashtu ka qenë tri herë kryebashkiak i qytetit Novi Sad në Serbi.

Pas kësaj deklarate që publikoi në Facebook, Albin Kurti kërkon ndihmë nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara për ngritjen e një Gjykate Speciale që do të hetoje këto krime.

Kosova nuk ka juridiksion në Serbi. A nuk do të duhej që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të formojnë një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit? Mafia ballkanike do të përjetonte goditje fatale, ndërkaq rajoni i Ballkanit do të hapej i tëri për demokraci evropiane, drejtësi ligjore, paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të përshpejtuar.

Sipas kryeministrit të Kosovës, 40 pelegrinët ortodoksë që ishin brenda Manastirit të Banjskës ishin nga Novi Sad dhe përfundimet e hetimeve do të tregojnë nëse kjo gjë ishte një rastësi apo jo.

Albin Kurti thotë se grupi terrorist qe u arratis nga Banjska po qendron ne Rashkë së bashku me udhëheqësin e tyre Milan Radojiçiç.

Grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Milan Radojiçiç po qëndron në Rashkë. Atyre Ministria e Puneve te Brendshme te Serbisë iu ka ndarë vetura të tipit Skoda Octavia me ngjyrë të bardhë dhe të zezë e me targa te Beogradit dhe qytetit Novi Sad.

Albin Kurti akuzon presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç se është është ai që qendron në krye të këtyre bandave kriminale.

Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiç, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin.

Në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjske të Zveçanit humbi jetën polici i Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy efektivë të tjerë. Më pas pergjatë po të njëjtën ditë në një përplasje të armatosur në Manastirin e Banjskes policia e Kosovës la të vrarë 4 terroristë serb./abcnews.al