Ka mbërritur në ambientet e GJKKO, Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit, të cilët kanë ndërtuar kulla në truallin ku dikur ndodhej ish kompleksi sportiv, Partizani.
Ndaj Bektashit, është ngritur akuza për Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.
Ndërkaq, më herët, mbërriti në ambientet e GJKKO, Jamarbër Malltezi, i cili ka zbritur nga një furgon policie.
Pritet që gjyakta të japë verifikimin e masës së sigurisë, për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.
Akuzat e ngritura:
Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi./abcnews.al