Pesëshja e emisarëve perëndimorë pas përfundimit të takimit me Albin Kurtin në Kosovë, ka zhvilluar edhe një takim me presidentit e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Në përfundim të këtij takimi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se ky takim ishte shumë i vështirë.
“Takim i vështirë me “Pesëshen”. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme ne Bruksel në ditët në vijim”, ka thënë presidenti serb, përmes një reagimi në “Instagram”.
Kujtojmë se “Pesëshja” e udhëhequr nga Lajçak, pjesë e së cilës ishin Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo gjatë paradites kanë qëndruar në Prishtinë ku edhe u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i kanë propozuar edhe një plan të ri për dialogun Kosovë-Serbi./abcnews.al/