Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Stuhia goditi veriun e Europës, shkon në katër numri i viktimave

schedule14:45 - 21 Tetor, 2023

schedule 14:45 - 21 Tetor, 2023

Stuhia që goditi Britaninë, Gjermaninë veriore ka shkaktuar probleme të shumta. Prej tre ditësh erërat e forta shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje si edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Si pasojë e kushteve të vështira autoritetet janë angazhuar në evakuimin e qytetarëve që ndodhen pranë zonave të rrezikuara.

Që nga dita e enjte kanë humbur jetën të paktën katër persona, njoftuan autoritetet.

Viktima e fundit është një grua 33-vjeçare, e cila humbi jetën pasi një pemë ra mbi makinën e saj në ishullin Fehmarn.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!