Zgjedhjet presidenciale në SHBA, deklarohet fajtor një tjetër avokat i Trump

schedule19:25 - 20 Tetor, 2023

schedule 19:25 - 20 Tetor, 2023

Një avokat tjetër që përfaqësoi fushatën presidenciale të Donald Trump në 2020, Kenneth Chesebrough, u deklarua fajtor të premten për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në zgjedhjet në shtetin e Xhorxhias.

Chesebro u deklarua fajtor në një gjykatë të qarkut Fulton për komplot për të paraqitur dokumente false, një ditë pasi një tjetër ish-avokat i Trump, Sidney Powell, gjithashtu u deklarua fajtore.

Powell përfaqësoi Trump pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe ndihmoi në përhapjen e pretendimeve të tij të rreme se zgjedhjet u dëmtuan nga mashtrimi i gjerë i votuesve.

Një juri, e përbërë nga gjyqtarë me kompetenca të gjera hetimore, e komanduar nga Prokurori i Qarkut Fannie Willis paditi Trump dhe 18 të tjerë më 14 gusht për përpjekje të dyshuara të paligjshme për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në Xhorxhia.

Ata u ndoqën penalisht sipas një ligji që përdoret përgjithësisht për të luftuar krimin e organizuar dhe mbart dënime me burg nga 5 deri në 20 vjet.

Donald Trump është deklaruar i pafajshëm për një aktakuzë në Fulton County, Xhorxhia për shkeljen e Aktit RICO në përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij ndaj presidentit demokrat Joe Biden.

Ky është ndjekja e katërt penale ndaj ish-kreut të shtetit, i cili prej kohësh ka njoftuar se do të kërkojë rizgjedhjen në postin e presidentit në nëntor 2024 dhe mbetet favorit në procesin e brendshëm republikan.