Fitorja ndaj Italisë/ Lojtarët e Anglisë abuzojnë me alkoolin, fatura kapi vlerën e 40 mijë paund

schedule16:38 - 20 Tetor, 2023

schedule 16:38 - 20 Tetor, 2023

Skuadra angleze ishte në festë pasi mposhti 3-1 Italinë në ndeshjen kualifikuese të grupeve në Euro 2024. Kjo fitore ka qenë padyshim e shndërruar në një festë për lojtarët e Anglisë, të cilët kanë shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të festuar me shumë stil.

Nga “The Sun” raportohet se në festë kanë qenë lojtarë si Jack Grealish, Alexander Arnold, Bellingham, Maddison etj. Në një bar vendas, lojtarët e kombëtares angleze po festonin me pije alkoolike dhe gjithashtu qerasnin klientët e tjerë të pranishëm. Shpenzimi minimal për tavolinë ishte 2000 paund, duke theksuar edhe pije të shtrenjta me vlerë 745 paund, por edhe vodka me vlerë gati 1500 paund.

Sipas medias në fjalë, fatura kishte shkuar në mbi 40 mijë paund. Gjithashtu raportohet se ata e kaluan natën në një hotel në Knightsbridge, ku suita luksoze ishte 13 mijë paund nata./h.ll/abcnews.al