Pas vizitës në Izrael, Sunak takohet me princin saudit të kurorës në Riad

schedule19:43 - 19 Tetor, 2023

schedule 19:43 - 19 Tetor, 2023

Kryeministri britanik, Rishi Sunak është takuar këtë të enjte me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman në Riad, sipas agjencisë e lajmeve SPA. Agjencia postoi një video në platformën X.

 

 

Sunak udhëtoi drejt Arabisë Saudite pas vizitës në Izrael, ku ai i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Mbretëria e Bashkuar dëshiron që Izraeli të fitojë betejën e tij kundër Hamasit.

Udhëtimi i kryeministrit britanik në rajon synon të sigurojë që konflikti të mos përshkallëzohet rajonalisht./abcnews.al