Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Insfrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku ka treguar se janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë e OSHEE.
Ajo i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që duan të bëhen pjesë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që të mos ngurojnë. Ndër kriteret që duhet të plotësojnë është mosha deri në 25 vjeç, në mënyrë që të marrin nga eksperienca e më të vjetërve.
“Për elektriçistët burra dhe djem, mosha ishte 48.2, ndërkohë për zonjat, vajzat dhe gratë që punojnë në këtë sektorë ishte rreth 51.5. Për këtë arsye ne kemi marrë një vendim, i cili nuk është diskriminues, por ne do të lançojmë thirrjen për punësimin e 309 elektriçistëve, të cilët do të kuontribuojnë në 12 rajonet e vendit dhe kemi vendosur që mosha për aplikim të jetë deri në 25 vjeç. Pse e kemi bërë këtë dhe kjo është diçka që ne duhet ta sqarojmë. Sepse duam të krijojmë një fuzion që të gjithë eksperiencës që mbartin elektricistët në të gjithë vendin me një armatë të re, të cilët do t’i bashkohen duke marrë kështu eksperienca e tyre”, u shpreh ajo./abcnews.al