I kërkoi klientëve të bënin pagesat në emër të tij, arrestohet operatori i shitjeve në një kompani në Tiranë

schedule16:15 - 19 Tetor, 2023

schedule 16:15 - 19 Tetor, 2023

Një operator shitjesh ka shpërdoruar detyrën, duke përvetësuar një shumë parash. Ai i ka orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerje në emër të tij dhe jo të kompanisë.

Si pasojë, 29-vjeçari është arrestuar nga policia në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Operatori”.

Përvetësoi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operatori’.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën operator shitjesh në një subjekt privat, pasi ka orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerjet, në emër të tij dhe jo në emër të subjektit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!