Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 20.09.22023 ku një person mbeti i plagosur. Fillimisht u raportua se 33-vjeçari Hekuran Murtaj ishte dëmtuar aksidentalisht, nga plasja e një fisheku.
Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se 33-vjeçari është arrestuar pasi nga hetimet rezultoi se ishte vetëplagosur me armën të cilën e kishte pa leje. Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë që dyshohet se kanë fshehur armën e zjarrin dhe bënë kallëzime të rremë për të penguar zbulimin e të vërtetës. Në pranga ka rënë 63-vjeçari Mulle Murtaj dhe 51-vjeçari Luan Rama, të dy banues në fshatin Stjar në Delvinë.
(Hekuran Murtaj)
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/