Ngjarja me dy të plagosur në Korçë/ Flasin dëshmitarët: Autori i ndoqi me vrap

schedule11:58 - 19 Tetor, 2023

schedule 11:58 - 19 Tetor, 2023

KORÇË- Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e kësaj të enjteje në qytetin e Korçës. Një 36-vjeçar, i dyshuar se vuante nga probleme të shëndetit mendor plagosi me thikë një burrë dhe një grua.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se agresori ishte i droguar. Një grua, thotë se autori e ka ndjekur 52-vjeçaren dhe më pas e ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar plagë në trup.

“Ishte shumë e mirë. Më ka respektuar. Iku me vrap andej. A e zunë apo jo nuk e di. Sëpatë apo thikë kishte nuk e vura re mirë. Mbeta këtu dhe nuk ikja kot. Gruaja po rrinte aty te dyqani, e ndoqi dhe u pengua dhe ra në tokë, pastaj vap e vap, vetëm i gjuante. Ulërinte dhe pastaj doli I shoqi. U mbush plot atje dhe nuk pashë gjë më”, tha ajo.

Autori është vënë në pranga nga Policia e Korçës, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.