“Vetëm përpara, ça t’them tjetër”, është ky reagimi i kryeministrit Edi Rama pas dy golave të kuqezinjve në ndeshjen miqësore me Bullgarinë.
Edhe pse një ndeshje miqësore, lojtarët e Kombëtares duket se po japin maksimumin në fushë dhe mbështetja e tifozëve është padyshim e madhe.
E për t’u dhënë zemër lojtarëve tanë, Rama ndodhet në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania”, krah Presidentit të FSHF-së Armand Duka.
Teksa ndjen emocionet e lojës nga afër, Rama ka postuar herë pas here në rrjetet sociale duke komentuar momentet më ‘pikante’ të sfidës.
“Miqësore, miqësore po më mirë kur luan për fitore”, ka shkruar kryeministri më herët./ h.ll/abcnews.al