“Më duhet të jem i duruar dhe të pres për mundësinë e duhur dhe e duhura është që është e të njëjtit nivel që jam unë si trajner. Më duhet të pres për të duhurën”, tha Jose Mourinho disa kohë më parë dhe vijon të mos drejtojë një ekip. Aktualisht është pjesë e SKY si ekspert futbolli, ndërkohë që po pret për mundësinë e duhur.
Ajo mund të jetë në derë tani. Mauricio Pochettino e ka nisur keq me skuadrën e Tottenham dhe portugezi po pret çfarë do të ndodhë. Klubi londinez nuk e shkarkon dot, pasi do të duhet të dërgojë në llogarinë e trajnerit plot 32 milionë sterlina. Asnjë klub nuk e paguan atë shumë.
Mourinho shikohet si kandidatura më e fortë për të marrë drejtimin e Tottenham, por portugezi e ka një sy edhe nga Real Madrid. Me siguri këto dy klube e plotësojnë kushtin e Mourinhos për të thënë “po”. /abcnews.al