Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Milanoviç, do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri më 18 dhe 19 Tetor.
Mësohet se Milanoviç, shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.
Takimi zyrtar bilateral do të mbahet të mërkurën e 18 tetorit, ndërsa të enjten e 19 tetorit Presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.
Agjenda e plotë:
- 10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delagacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.
- 10:50-11:10 -Takimi tete-à-tête mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.
- 11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviç.
- 12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç./abcnews.al