Peter Stano: Lajçak do të takohet me Kurtin dhe presidentin serb më 21 tetor

schedule15:44 - 17 Tetor, 2023

schedule 15:44 - 17 Tetor, 2023

I dërguari i posaçëm i BE-së për Dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojë një vizitë në Beograd dhe Prishtinë më 21 tetor. Në këtë vizitë do të jenë edhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministrit italian; Emmanuel Bonn, Jens Plettner dhe Francesca Tal.

I pranishëm do të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka shtuar se qëllimi i vizitës është të arrihet progres konkret në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve pas ngjarjeve të fundit.

Sipas tij, BE-ja, vendet anëtare të saj dhe SHBA-ja mbeten mbështetës të fuqishëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të ardhmes evropiane të të gjithë rajonit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!