Rama me Macron: 80 mijë francezë kanë vizituar Shqipërinë këtë vit

schedule11:02 - 17 Tetor, 2023

schedule 11:02 - 17 Tetor, 2023

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencë për mediat me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron u shpreh se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë shumë të mira.

Ai shtoi se këtë vit janë 80 mijë francezë që e kanë vizatuar deri tani vendi tonë, një tregues ky që tregon imazhin e përmirësuar të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri Rama tha se  deri pak kohë më parë, Shqipëri bëhej lajm kryesisht në Francë për gjëra të këqija, ndërsa tani, numri i vizitorëve që ka njohur rritje të admirueshëm tregon të kundërtën në imazhin që ka Shqipëria në botë.

“Janë 100 vjet, më shumë se 100 vjet, marrëdhënie diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë dhe marrëveshja e partneriteti strategjik që ne kemi  nënshkruar, është një gur themeli , mbi të cilin do ndërtojmë më tutje një rrugë të gjatë bashkëpunimi. Ne e dëshirojmë dhe kemi dëshiruar Europën dhe sa shume  Europa është e lidhur me emrin e Francës dhe sa shumë emri i Francës është i lidhur me Europë. Ne sot kemi një të dhënë inkurajuese, 80 mije francezë e kanë vizituar Shqipërinë deri tani dhe numri mund të shtohet. Prania më e mëdha e turistëve është arsye e fortë për të besuar, se në këtë angazhim se baza e lidhjes dhe njohjes po fuqizohet nga njerëzit dhe qytetarët.  Deri para disa vitesh, Shqipëria bënte lajm në Francë, për arsye përgjithësisht të gabuara, sot fakti se 80 mijë francezë vijnë në Shqipëri  për pushime është një lajm për arsye më të mira.  Dhe për këtë dua ta falënderoj presidentin, pastaj qeverinë franceze, të cilët janë treguar të durueshme në procesin e vështirë që në kemi bërë së brendshmi kundër kriminalitetit, kundër emigracionit të paligjshëm dhe kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne”, tha Rama.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!