VIDEO/ Sulmi terrorist në Bruksel, autori në rrjete sociale: Jam i ISIS, u hakmora për myslimanët

schedule22:17 - 16 Tetor, 2023

schedule 22:17 - 16 Tetor, 2023

Personi që vrau të paktën dy persona në qendër të Brukselit postoi një mesazh në rrjetet sociale. Slayem Shlouma pretendon në video se i përket Shtetit Islamik ndërsa mburret për vrasjen e dy personave. Siç mësohet të ketë thënë, ai ka qëlluar ndaj tyre për t’u hakmarrë për myslimanët.

Më herët, ai kishte shkruar një mesazh për djalin palestinez që u godit me thikë në Çikago të dielën, duke shpjeguar se nëse viktima do të ishte një i krishterë, ata do ta kishin quajtur terrorizëm. Në sulmin që nisi më vonë, terroristi mbërriti në qendër të qytetit me një skuter. Ai qëlloi duke të lënë të vdekur dy persona.

Sipas dëshmitarëve, burri bërtiti “Allahu akbar” para se të qëllonte. Sulmi ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli mes Belgjikës dhe Suedisë./abcnews.al