“Pogradeci, një oaz i vërtetë”, Kostandini tregon sa ka ndikuar qyteti i lindjes në veprimtarinë e tij

schedule10:32 - 16 Tetor, 2023

schedule 10:32 - 16 Tetor, 2023

Si rrallëherë, emisioni “Pas Mesnate” është zhvendosur në Pogradec, buzë liqenit të Ohrit dhe padyshim nuk kishte se si të mungonte një artist vendas

Anastas Kostandini është piktori që të gjithë krijimtarinë e tij artistike e ka ngritur në këtë qytet. Ai ka rrëfyer se sa ka ndikuar në karrierën e tij dhe jo vetëm.

Kostandini ka theksuar se impresionistët francezë dhe mjaft prej artistëve të njohur europian kanë kaluar dhe kanë lënë fjalë dhe përshtypje magjike për këtë vend.

E gjithë fëmijëria ime ka qene këtu. Ka qene një oaz i vërtetë turizmi i vjetër. Këtu vinin shumë intelektualë, këtu vinin si të thuash pjesa e ngrehur e vizitorëve dhe ka qene një oaz i jashtëzakonshëm. Këtu vinte dhe Vangjush Miho, pasi rrinte disa netë në hotel dhe pikturonte. Vetë hoteli ka pasur dy piktura të shkëlqyera, të Pogradecit të Vjetër. Ai ka pikturuar shumë që nga ky breg. Ka qene një breg shumë, shumë i bukur, tani është ndërprerë me këtë shëtitoren, është përzierë me një breg artificial, le të themi, por më përpara gjithë bregu natyral dhe ka qene nje gji i ëmbël, ku shtëpitë e Pogradecit pasqyroheshin në ujë.

Ka shumë pogradecar që i kanë të gjitha mundësitë që të ikin nga këtu, por nuk e lëshojnë qytetin. Ky vend është lindur për piktorët. Impresionistët francezë dhe të gjithë Europës, nëse do të ishin këtu dhe mjaft prej artistëve të njohur europian kanë kaluar dhe kanë lënë fjalë dhe përshtypje magjike për këtë gjë. Pothuajse, të gjithë piktorët e mëdhenj shqiptarë, duke filluar nga Mio, Naim Buza kanë në veprat e tyre pak Pogradec. Është e pamundur mos të kenë pak Pogradec në krijimtarinë e tyre”, u shpreh ai./abcnews.al