Lufta në Izrael/ Lëvizja masive e popullsisë nga veriu në jug të Rripit të Gazës

schedule13:57 - 15 Tetor, 2023

schedule 13:57 - 15 Tetor, 2023

Urdhri i Izraelit që banorët e Rripit të Gazës të largohen nga jugu ka shkaktuar një “lëvizje masive” të popullsisë në enklavën palestineze.

Pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, Izraeli goditi Rripin e rrethuar të Gazës dhe u bëri thirrje banorëve në anën veriore të enklavës (rreth 1.1 milion njerëz) që të ikin në jug sa më shpejt të jetë e mundur.

Afati i dhënë atyre nga Izraeli për të ndjekur një “korridor të sigurt” ka përfunduar sot në orën 13.00.

Që nga mëngjesi i së premtes, ka pasur një fluks të vazhdueshëm makinash, kamionësh dhe karrocash të mbingarkuara që shkojnë drejt jugut.

“Lëvizja masive nga veriu në jug vazhdon,” tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA). “Organizatat humanitare bashkëpunuese raportojnë se numri i personave të zhvendosur brenda vendit është rritur ndjeshëm në 24 orët e fundit. Megjithatë, numri i tyre i saktë nuk dihet”.

Që nga mbrëmja e së enjtes, në Rripin e Gazës kishte 423,000 persona të zhvendosur brenda vendit. Shumica e tyre u pritën nga UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, në 102 strehimore emergjente. Rreth 33,000 ishin vendosur në 36 shkolla publike.

“Ne vlerësojmë se më shumë se 150,000 njerëz të zhvendosur, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan ose u dëmtuan, ose që u larguan nga frika, kërkuan strehim te të afërmit ose fqinjët dhe vende të tjera publike,” shtoi agjencia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!