TIRANË- Një person është arrestuar pasi dyshohet se hodhi lëndë djegëse në tarracën e një lokali dhe si pasojë u dogjën panalet diellore dhe disa pajisje të ndryshme të lokalit. Policia thotë se për këtë ngjarje është shpallur në kërkim një 24-vjeçar, i cili kishte paguar autorin e zjarrvënies Klizjan Bajrami për të djegur lokalin.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky person është paguar me shumën 20 000 lekë të rinj, për kryerjen e këtij krimi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat autori i zjarrvënies, ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.