Manchester United po kalon një moment për t’u harruar. Pas 8 javëve kampionat, “Djajtë e Kuq” e shohin veten vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë të tabelës, një situatë aspak e përshtatshme për një nga klubet më të mëdha në botë.
Si pasojë, stafi i klubit ka filluar të mendojë për përforcimet në muajin janar, që skuadra të rikthehet aty ku i takon. Për në qendër të mbrojtjes, është piketuar gjiganti i Napolit, Kalidou Koulibaly. Napolitanët pretendojnë 80-90 milionë euro, para që United me shumë gjasa do të paguajë.
Edhe mesfusha, është një repart ku kërkohet përforcime. Talenti Declan Rice i West Ham është alternativa kryesore për “Djajtë e Kuq”. West Ham kërkon plot 50 milionë euro për lojtarin e Anglisë./abcnews.al