Trembëdhjetë pengje të mbajtura nga Hamasi janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, ka pretenduar Hamasi. Izraeli më parë tha se rreth 150 njerëz mbaheshin peng nga militantët e Hamasit, dhe shumë prej tyre ishin fshehur në tunele të nëndheshme.
Në mesin e pengjeve ka të ngjarë të jenë shtetas amerikanë dhe britanikë. Hamasi ka kërcënuar se do të vrasë pengjet nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim.
Izraeli ka bombarduar vazhdimisht Rripin e Gazës në përgjigje të sulmeve të Hamasit, duke thënë se ka në shënjestër militantët e Hamasit dhe jo civilët.
/abcnews.al