Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov kërkoi që rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me krijimin e shtetit palestinez të zbatohen sapo të përfundojë konflikti izraelito-palestinez.
Ai tha për mediat se në takim është diskutuar për konfliktin izraelito-palestinez, Lavrov tha se vendet anëtare të CIS-it janë në favor të negociatave dhe ndërprerjes së konfliktit.
Duke shprehur pritjet e tij për situatën pas përfundimit të konfliktit, Lavrov tha se “Ne shpresojmë që sapo të përfundojë ky konflikt, të gjithë do të marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre për të zbatuar vendimet e KS të OKB-së për krijimin e një shteti palestinez në bazë të parimeve të miratuara nga Kombet e Bashkuara”.