FMN lëshoi një paralajmërim: Lufta është reja e re e errët në horizont

schedule19:14 - 12 Tetor, 2023

schedule 19:14 - 12 Tetor, 2023

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit është një “re e re” në horizont që kërcënon të errësojë perspektivën tashmë të zymtë ekonomike globale, ka paralajmëruar kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kristalina Georgieva tha se tronditjet e rënda po bëhen “normalja e re” në një ekonomi të dominuar nga rritja e dobët.

Duke folur në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Marakesh, ajo konfirmoi se “po vëzhgon nga afër se si zhvillohet situata” – veçanërisht kur bëhet fjalë për çmimet e naftës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!