Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dënoi dhunën kundër civilëve pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit dhe goditjeve të vazhdueshme të Rripit të Gazës nga forcat izraelite.
“Ne e kundërshtojmë vrasjen e civilëve ose keqtrajtimin e tyre nga të dyja palët sepse është kundër moralit, fesë dhe ligjit ndërkombëtar,” tha Abbas gjatë një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, sipas Autoritetit Palestinez.
“Ne e dënojmë dhunën dhe këmbëngulim për legjitimitetin ndërkombëtar, rezistencën paqësore popullore dhe veprimin politik si një mënyrë për të arritur qëllimet tona kombëtare”, shtoi ai.