Numri i viktimave në luftën mes Izraelit dhe Hamasit është rritur. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Sky News, të paktën 1350 izraelitë kanë humbur jetën në sulmet terroriste të Hamasit që filluan të shtunën e kaluar.
Në të njëjtën kohë, numri i viktimave në Rripin e Gazës është rritur në 1200, sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë. Izraeli vazhdon të godasë pa pushim Rripin e Gazës, pasi u zotua se do të “shkatërrojë” lëvizjen islamike palestineze Hamas, përgjegjëse për sulmin më vdekjeprurës në histori kundër shtetit hebre.
Israel hit Gaza with retaliatory airstrikes to root out Hamas after a surprise attack over the weekend, killing more than 1,000 people in the blockaded enclave and leaving about a quarter of a million people homeless, according to Hamas authorities https://t.co/cbrUf5ocoJ pic.twitter.com/hixZJNStcd
— Reuters (@Reuters) October 12, 2023
Në ditën e gjashtë të luftës mes dy armiqve, sulmet izraelite vazhduan sulmet gjatë natës, duke lëshuar raketa në jug të Izraelit. E gjithë kjo pak orë para mbërritjes në Izrael të kreut të diplomacisë amerikane Anthony Blinken.
“Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, gjatë fjalimit të tij të parë zyrtar si pjesë e qeverisë së jashtëzakonshme që ai formoi dje me Benny Gantz, një nga liderët kryesorë të opozitës.
LIVE: Israeli families hold funerals at Mount Herzl in Jerusalem https://t.co/m4752Y9abM
— Reuters (@Reuters) October 12, 2023
Të shtunën, më 7 tetor, një ditë pushimi për hebrenjtë, qindra luftëtarë të Hamasit sulmuan nga toka dhe deti dhe vranë më shumë se 1000 civilë në rrugë, në shtëpitë e tyre apo në festival.
/abcnews.al