‘Replay’ i të gjithë jetës në pak sekonda: Çfarë ndodh me trurin e njeriut pas vdekjes?

schedule23:16 - 11 Tetor, 2023

schedule 23:16 - 11 Tetor, 2023

Neuroshkencëtarët kanë regjistruar aktivitetin e një truri njerëzor që po vdes dhe kanë zbuluar modele ritmike të valëve të trurit rreth kohës së vdekjes që janë të ngjashme me ato që ndodhin gjatë ëndërrimit apo meditimit.

Tani, një studim i publikuar në “Frontiers” sjell një pasqyrë të re në një rol të mundshëm organizativ të trurit gjatë vdekjes dhe sugjeron një shpjegim për rikujtimi e jetës në përvojat afër vdekjes.

Imagjinoni të rijetoni të gjithë jetën tuaj në hapësirën e sekondave. Si një rrufe, ju jeni jashtë trupit tuaj, duke parë momente të paharrueshme që keni jetuar. Ky proces, i njohur si “kujtimi i jetës”, mund të jetë i ngjashëm me atë që është të kesh një përvojë afër vdekjes.

Çfarë ndodh brenda trurit tuaj gjatë këtyre përvojave dhe pas vdekjes janë pyetje që i kanë hutuar neuroshkencëtarët për shekuj. Megjithatë, një studim i ri sugjeron që truri juaj mund të mbetet aktiv dhe i koordinuar gjatë dhe madje edhe pas tranzicionit drejt vdekjes.

Kur një pacient 87-vjeçar vuante nga epilepsia, Dr Raul Vicente nga Universiteti i Tartu, Estoni dhe kolegët përdorën elektroencefalografi të vazhdueshme (EEG) për të zbuluar krizat dhe për të trajtuar pacientin. Gjatë këtyre regjistrimeve, pacienti ka pësuar atak në zemër dhe ka ndërruar jetë. Kjo ngjarje e papritur i lejoi shkencëtarët të regjistronin aktivitetin e trurit njerëzor.

“Ne matëm 900 sekonda të aktivitetit të trurit rreth kohës së vdekjes dhe vendosëm një fokus specifik për të hetuar se çfarë ndodhi në 30 sekonda para dhe pasi zemra ndaloi së rrahuri,” tha Dr Ajmal Zemmar, një neurokirurg në Universitetin e Louisville, SHBA, i cili organizoi studimin.

“Pak para dhe pasi zemra ndaloi së punuari, ne pamë ndryshime në një brez specifik të lëkundjeve nervore, të ashtuquajturat lëkundje gama, por edhe në të tjera si lëkundjet delta, theta, alfa dhe beta”.

Lëkundjet e trurit (të njohura më shpesh si ‘valët e trurit’) janë modele të aktivitetit ritmik të trurit që normalisht janë të pranishme në trurin e gjallë të njeriut. Llojet e ndryshme të lëkundjeve, duke përfshirë gamën, janë të përfshira në funksione të larta njohëse, të tilla si përqendrimi, ëndërrimi, meditimi, rikthimi i kujtesës, përpunimi i informacionit dhe perceptimi i vetëdijshëm, ashtu si ato që lidhen me rikthimin e kujtesës.

“Truri mund të luajë një kujtim të fundit të ngjarjeve të rëndësishme të jetës pak para se të vdesim,” spekuloi Zemmar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!