Elseid Hysaj u dëmtua në fundjavë dhe humbi dy ndeshjet e radhës që Shqipëria do të luajë kundër Turqisë dhe Moldavisë. Kështu trajnerit Edoardo Reja i duhej të afronte një tjetër lojtar për mbrojtjen.
Në listën e pritjes janë disa mbrojtës, por vetëm Ivan Balliu i djathtë i mirëfilltë. Pavarësisht kësaj, Reja ka vendosur të ftojë Hysen Memollën dhe FSHF ka dalë me një njoftim në lidhje me ndryshimin e bërë në listë.
“Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Edi Reja është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Moldavinë në transfertë. Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën kuqezi. Hysen Memolla do t’i bashkohet grumbullimit me skuadrën për ndeshjen në Stamboll më 11 Tetor dhe atë ndaj Moldavisë në 14 Tetor”, thuhet në komunikatën e FSHF-së. /abcnews.al