Pa klub që prej largimit në Lyon, ish-kampioni i botës kërkohet nga “gjigandët” e Athinës

schedule20:36 - 11 Tetor, 2023

schedule 20:36 - 11 Tetor, 2023

Që prej largimit e tij nga francezët e Lyon, ish-kampioni i botës me Gjermaninë dhe kampion i Evropës me Bayern Munich, Jerome Boateng është pa një skuadër, teksa të shumta ishin aludimet për një rikthim të tij në “Allianz Arena”.

Mirëpo, ultrasit “bavarezë” ishin totalisht kundër rikthimit të 35-vjeçar, duke e detyruar klubin të heqë dorë nga ish-“kollosi” i mbrojtjes së tyre dhe tashmë një tjetër klub “gjigand” i Evropës është vënë pas qendërmbrojtësit.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes, “Sky Deutschland” një nga 3 “gjigandët” e Athinës, AEK, Panathinaikos ose Olympiacos kërkon shërbimet e Boateng, ofertë e cila po merret në konsideratë nga gjermani dhe pritet që në muajin janar, 35-vjeçari, t’i kthehet fushës së blertë. /i.m /abcnews.al