“Ju uroj më të mirën në jetë”, Zekiç i jep “lamtumirën” Partizani: Shpresoj të shoh disa nga ju të luajnë në Evropë

schedule19:56 - 11 Tetor, 2023

schedule 19:56 - 11 Tetor, 2023

Në mediat kroate gjithçka është vendosur, Zoran Zekiç nuk është më trajner i “demave të kuq” të Partizanit, me 49-vjeçarin, që do të marrë në ditët në vijim, drejtimin e skuadrës së Osijek, pas vetëm 4-muajsh punë në krye të stolit të Partizanit.

Këtë të martë, tekniku Zoran Zekiç foli personalisht me ish-lojtarët e tij në stërvitjen e sotme para se të bënte udhëtimin mbrapsht drejt vendlindjes, siç tregohej në një video të publikuar nga klubi i Partizanit.

“Shoh fytyra të qeshura. Kur ju shoh të lumtur që po iki, jam i lumtur. Djem, ju keni lexuar disa gjëra në ditët e fundit dhe e dini që dëshira ime ishte të shkoja në shtëpi. Dua t’ju falënderoj për këto 4 muaj dhe uroj të më kujtoni në mënyrë të mirë.

Nëse në ndonjë rast ju kam shtyrë, ka qenë për arsye profesionale. Ju uroj më të mirën. Ju keni të gjithë numrin tim, nëse dëshironi të dëgjoni ndonjëherë se si jam, ose nëse ka ndonjë gjë me të cilën mund t’ju ndihmoj.

Ju uroj më të mirën në jetë, profesionalisht dhe së pari me familjen dhe uroj që të shoh disa nga ju të luajnë në Europë. Për mua ajo do të ishte me ë mira. Faleminderit”,- u shpreh tekniku Zekiç i cili më pas takoi një nga një lojtarët e të kuqve. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI PAMJET: