Hezbollahu ka nisur një sulm ndaj Izraelit nga veriu me raketa dhe drone. Raportohet se Hamasi ka lëshuar raketa R-160 në qytet. Dyshohet se sulmet kanë ndodhur nga Libani në Izraelin verior, ndërsa në të njëjtën kohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se ishin alarmuar për një infiltrim nga Libani në hapësirën ajrore izraelite.
Ndërkohë një raketë ka goditur aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv u njoftua nga grupi i armatosur i Hamasit Al Aksam. Ky sulm ka rritur shqetësimin në Izrael, ndërsa theksohet se për pasojë është mbyllur edhe aeroporti i Tel Avivit./abcnews.al/