Gjykata e Lezhës ka lënë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, tifozët e arrestuar pas incidentit në Mirdite mes tifozerive të Tiranës dhe Vllaznisë.
Tetë tifozët u përballën në gjykatë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.
Incidenti mes tifozerive ndodhi pak ditë më parë, ku ata u përplasën në “Rrugën e Kombit”.
Disa nga anëtarët e tifo-grupit, që mbështet “bardheblutë” e Tiranës, “Tiron Fanatics” i kanë bërë pritë tifozëve të Vllaznisë, në pikën e karburantit, “NBT Oil”, në Reps të Mirditës dhe me të dalë nga autobusi kanë goditur me gurë e sende mjetin udhëtues të shkodranëve, si dhe kanë dhunuar fizikisht disa prej këtyre të fundit./abcnews.al