“U krye!”, Migjen Basha zbarkon në Australi

schedule11:24 - 8 Tetor, 2019

schedule 11:24 - 8 Tetor, 2019

Migjen Basha sa duket kishte planifikuar gjithçka dhe largimi nga kombëtarja nuk ka qenë një rastësi. Mesfushori së fundmi është larguar nga Arisi i Selanikut dhe do ta vijojë karrierën në Australi. Veç familjes, kjo mund të ketë qenë një tjetër arsye për t’u vetëlarguar nga kuqezinjtë.

Ditën e sotme ai është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Melbourne Victory, skuadër në të cilën më parë është aktivizuar edhe sulmuesi Besart Berisha. Në Australi e vlerësojnë shumë transferimin Bashës dhe trajneri Marco Kurz pret që mesfushori të jetë një lider në skuadrën e tij

“Jam shumë i kënaqur të kem një tjetër lojtar kombëtareje me kaq shumë eksperiencë në skuadrën time. Duke pasur parasysh që Basha ka luajtur në nivelet më të larta, besoj se do të jetë një lider në mes të lojtarëve tanë”, deklaronte trajneri Kurz asokohe për faqen zyrtare të klubit australian.

Basha, tashmë 32 vjeç, është aktivizuar në Serie A me Torinon, ndërsa në B numëron eksperienca me klube si Rimini, Frosinone, Atalanta, Como dhe Bari. Mesfushori ka luajtur edhe në Zvicër me Luzern-ën, ndërkohë që tanimë nis një eksperiencë të re në Australi. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B3WVhlZHova/?utm_source=ig_web_copy_link