I ftuar në “Real Story”, historiani dhe politikani, Paskal Milo, foli në lidhje me konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit.
Milo tha ndër të tjera se konflikti mes palëve qëndroi për disa vite i “fjetur” por kurrë nuk është shuar, përtej përpjekjeve edhe të SHBA-së.
“Pas 1973 që ishte konflikti i fundit i radhës, mes Izraelit dhe Palestinës ky është një konflikt shumë i ashpër. Pas vitit 1947 kur u vendos që do të krijoheshin Palestina dhe Izraeli, kanë shpërthyer disa konflikte. Ajo më e madhja ka qenë në vitin 1967, kur Izraeli mori shumë territor.
Kështuqë burimi i parë kryesor nis këtu dhe që prej këtij momenti, ndërkombëtarët i kërkonin Izraelitët të largohet nga territoret e pushtuara. Ngjarjet rrodhën ndryshe.
Mos të harrojmë që ka pasur bisedime, në Oslo dhe Shtëpinë e Bardhë dhe pothuajse u arrit marrëveshja.
U kujtua se gjatë viteve në vijim do të mund të gjendej një zgjidhje me ndërmjetësimin e SHBA, por nuk u arrit. Ishte një konflikt që qëndroi për disa kohë i fjetur, që ushqehej nga disa konflikte më të vogla, që thjeshtë e mbanin gjallë” tha Milo.r.t/abcnews.al