Shkëndija e Tetovës do të jetë skuadra që Ernest Gjoka do të drejtojë. Ish-trajneri i Kukësit do të nisë punën në krye të kampionëve të Maqedonisë. Kuqezinjtë nuk bënë një paraqitje të mirë në kupat e Europës, si dhe nuk kanë treguar dominimin absolut as në kampionat.
Kjo gjë, i kushtoi stolin Qatip Osmanit dhe Gjoka do të jetë pasuesi i tij. Trajneri kryeqytetas ka një CV shumë të pasur, pasi ka drejtuar disa klube në Shqipëri dhe ka fituar trofe.
Gjoka ka drejtuar klubet e Apolonisë, Kamzës, Tomorit, Flamurtarit, Kukësit dhe Vllaznisë. Strategu 49-vjeçar ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë me Kukësin, si dhe një Kupë Shqipërie me ekipin e Flamurtarit./abcnews.al