FOTO/ Ky është Gëzim Çela, “Baroni i drogës” i shpallur në kërkim. Policia i rrethoi banesën dhe lokalin në Fushë Kuqe

schedule19:11 - 9 Tetor, 2023

schedule 19:11 - 9 Tetor, 2023

ABC News ka siguruar foton e Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si “Baroni i drogës”, i cili është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Flakë në det”.

Në një aksion këtë të hënë, policia ka rrethuar banesë dhe lokalin e Gëzim Çelës në Fushë Kuqe.

Drejtori  i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku deklaroi në një konferencë për shtyp, se Çela dhe dy të tjerë Arben Dalipaj, dhe Roland Guza, ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Çelaj është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Në vitin 2015,  Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë./abcnews.al