Emërimi i Richard Grenell, si i dërguar i administratës së Presidentit Trump në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë është një sinjal pozitiv për ish zëvendës ministren e Jashtme Edith Harxhi. në studion e ABC News ajo theksoi se me emërimin e tij iu dha fund njëherë e përgjithmonë opsionit të ndarjes së kufijve dhe këmbimit të territoreve.
“SHBA ka vënë desdlinë që deri verën e ardhshme të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ka zëra që do ketë një kryenegaciotaro të BE, a do jetë Boreli, apo dikush tjetër që mund të vendoset duket se gjermanët po kërkojnë të kenë një kryenegociator. Edhe me emëriminin e ambasadorit Richard Grenell, për mua është larguar njëherë e përgjithomnë opsioni i ndarjes së kufijve dhe këmbimit të territoreve”.
Idenë e korrigjimit të kufijve Harxhi e sheh më shumë si diçka të stisur nga liderët e Ballkanit, pasi Bolton nuk e ka thënë një gjë të tillë.
“Nuk mendoj që ka një ide për korrigjimin e kufijve, dhe vetë Bolton nuk e ka thënë një gjë të tillë. Mendoj që është diçka e stisur nga liderët e Ballkanit, është diskutuar në Kosovë e Serbi. Largimi i bolton nga këshilltar për sigurinë në adminstratën e Trump dhe emërimi i Grenell ndodhi në periudhë 10 ditore, e para se Trump kërkron të zgjidhë një konflikt për Europën. Ky është një konflikt i hapur për evropën që ka efekte, se rusia po vazhdon të avancojë dhe kjo e bën emergjente përfundimin e një dialogu”.
E pyetur për rolin e Rusië, Harxhi shprehet se përqasja e orientuar nga Trump për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë, është sinjali më negativ që Rusia ka marrë.
“Një përqasje e re dhe e orientuar nga presidenti i SHBA për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi mendoj që ka qenë sinjali më negativ që Rusia ka marrë deri në kët momente. Kurrë nuk ka ndodhur që shqiptarët të jenë më në fokus se sot”. /abcnews.al