Përgjigjja e Izraelit ndaj një sulmi të paprecedentë nga militantët palestinezë nga Rripi i Gazës “do të ndryshojë Lindjen e Mesme”, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu.
Kryeministri izraelit po fliste me kryetarët e qyteteve kufitare në Izraelin jugor të prekur nga sulmi që filloi të shtunën, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij pa dhënë detaje.
Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit terrorist nga Hamasi është tashmë e ashpër. Forcat ajrore po godasin pa mëshirë Gazën dhe po rrafshojnë ndërtesat e përdorura nga anëtarët e lartë të grupit terrorist Hamas, sipas Izraelit.
Kjo është një përgjigje e ashpër e izraelitëve ndaj sulmeve masive me raketa nga organizata Hamas.
/abcnews.al