Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e lidhi sot sulmin e Hamasit ndaj Izraelit me pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe kritikoi Iranin për të dy konfliktet.
Izraeli u kap në befasi të shtunën kur grupi islamik palestinez Hamas filloi një ofensivë të madhe.
“I vetmi ndryshim është se ekziston një organizatë terroriste që sulmoi Izraelin, dhe këtu kemi një shtet terrorist që sulmoi Ukrainën. Qëllimet e deklaruara janë të ndryshme, por thelbi është i njëjtë,” tha Zelensky.
Irani ka mohuar furnizimin e Rusisë me drone kamikaze Shahid për përdorim në Ukrainë dhe ka pohuar se nuk ishte i përfshirë në sulmet e fundjavës ndaj Izraelit. Ukraina ka thënë se rreth 1000 drone Shahid të prodhuar nga Irani janë përdorur nga Rusia në gjashtë muajt e fundit.
/abcnews.al