Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e së hënës në bregdetin e Rrjollit në Velipojë. Trupi i përket një 70 vjeçari nga Tirana, i cili kishte dalë ditën e djeshme me shokët për peshkim.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al