Mëngjesi i shtunës nisi me erë baruti e shpërthime në Izrael, teksa pas një sulmi me raketa nga Hamasi ka provokuar nisjen e luftës mes dy vendeve e deri më tani raportohe për dhjetëra viktima e qindra të plagosur, pas hedhjes të mbi 5 mijë raketave drejt Izraelit.
Izraeli po organizohet për t’u kundërpërgjigjur dhe vënë situatën nën kontroll, teksa kryeministr Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi është zyrtarisht në luftë, mirëpo kjo situata e tejet e tensionuar, duke se ka prekuar dhe botën e futbollit.
E vënë përballë një situate të tillë, UEFA ka anulluar zhvillimin e ndeshjes Izrael-Zvicër e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, e cila ishte programuar të luhej, në mbrëmjen e 12 tetorit, në Tel Aviv, një nga qytetet objektiv të sulmit të Hamasit, si dhe të gjitha ndeshjet e planifikuara në Izrael për 2 javët e ardhshme.
Ndeshjet e shtyra janë:
12/10: Izrael – Zvicër (Kualifikuese Euro 2024)
12/10: Izrael – Estoni (Kampionati Evropian U-21, 2025)
17/10: Izrael – Gjermani (Kampionati Evropian U-17, 2024)
11/10 deri në 17/10: Mini turne që përfshin Izraelin, Belgjikën, Gjibraltarin dhe Uellsin
Ndërkaq, UEFA bën me dije se do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja dhe për ndryshimet e mundshme në ndeshjet e tjera të ardhshme. /i.m /abcnews.al