Një polic egjiptian ka hapur zjarr ndaj turistëve në qytetin mesdhetar të Aleksandrisë, duke vrarë të paktën dy shtetas izraelitë dhe një egjiptian, sipas raporteve të mediave lokale.
Sulmuesi është arrestuar menjëherë.
Footage of Israelis shot dead in Alexandria, Egypt by a police officer??#Israel_under_attack pic.twitter.com/0yJYwHyjwT
— truth917393 (@truth917393) October 8, 2023
Një video që qarkullon në mediat sociale tregon të paktën tre ambulanca, duke transportuar viktimat. Shërbimi i shpëtimit Zaka i Izraelit raportoi për dy persona të vrarë në Aleksandri.
Sulmi i së dielës erdhi pasi Izraeli kreu bombardimin e Rripit të Gazës ndërsa luftonte me luftëtarët e Hamasit, të cilët vranë deri në 330 izraelitë pasi kaluan në territorin izraelit.
Mbi 400 palestinezë janë vrarë në breshëri të bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën një rrethim izraelit për 16 vitet e fundit.
/abcnews.al