Në orën 18:00, “Allianz Staidum” do të presë derbin e Torinos ose siç njihet në Itali, “Derbi della Mole”, mes “bardhezinjve” të Juventus e “demave” të Torino, sfidë kjo e vlefshme për javën e 8 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Massimiliano Allegri i ka rreshtuar “bardhezinjtë” e tij, me formulën 3-5-1-1, ku në portë është pozicionuar Szczesny e para tij në mbrojtje Gatti, Bremer e Danilo. Në krahët e mesfushës janë Weah e Kostic, ndërsa qendra mbulohet nga McKennie, Locatelli e Rabiot. Para mesfushës është vendosur Miretti, ndërsa në “majën” e sulmit është Moise Kean.
Në krahun tjetër, tekniku i “demave” torinezë, Ivan Juric i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Milinkovic-Savic, ndërsa para tij Rodriguez, Tameze e Schuurs. Katërshja e mesfushës përbëhet nga Lazaro, Ilic, Ricci e Bellanova. Më të avancuar janë Nikola Vlasic e Seck, ndërsa në sulm është “bomberi” kolumbian, Duvan Zapata. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: