VIDEO/ Zirzkee fantastik, Bologna shokon “zikaltërit” në “Giuseppe Meazza”

schedule16:16 - 7 Tetor, 2023

schedule 16:16 - 7 Tetor, 2023

Dominimi i “zikaltërve” të Inter në pjesën e parë të sfidës ndaj Bologna pritej të vazhdonte dhe në pjesën e dytë, mirëpo duket se djemtë e teknikut Thiago Motta kishin planifikuar diçka tjetër.

Pas një pasimi të Ferguson, “bomberi” holandez Joshua Zirkzee finalizon në mënyrë perfekte aksionin e nisur nga shokët e tij të skuadrës, duke mposhtur me një goditje të lehtë nga jashtë zone portierin Yann Sommer. Rezultati shkon në 2 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: